“S’e njoh Berishën”/ Deputetja Jorida Tabaku sqaron pozicionin e saj në parti: Pse shkova në protestë

8 months ago 15

Nuk njeh për kryetar Sali Berishën, por Jorida Tabaku shkoi në protestën e thirrur prej tij dhe për Top Channel tregon arsyet sepse u gjend në shesh.

“Ne jemi në opozitë dhe duhet patjetër që të protestojmë. Unë kam shkuar në të gjitha protestat e organizuara vitet e fundit. Kam shkuar në protestën e parë në korrik të 2022, dhe në të gjitha të tjerat pasardhëse përveç asaj të 6 dhjetorit kur ka qenë samiti i liderëve të BE, pasi mendoja se nuk duhej të zhvillohej atë ditë protestë”– thotë Tabaku.

E ndodhur mes rrymave të ndryshme në PD, deputetja demokrate  preferon të mos zgjedhë asnjë palë duke  vijuar aksionin  e saj e baraslarguar edhe nga miqtë e saj në grupin parlamentar. Rruga e rebelizmit për të nuk është e duhura.

“Unë e kam diskutuar gjerësisht me zotin Bardhi, ne besoj jemi të gjithë të pjekur në politik për të kuptuar  që mendojmë ndryshe dhe s’ka asgjë të keqe. I kemi provuar që të gjitha, të jemi pa mandate, te mos marrim pjesë në zgjedhje dhe s’keni luksin te përsërisim të njëjtat gabime. Sot opozita së pari duhet të rikthehet në Parlament, se dyti duhet ti drejtohet njerëzve dhe së treti duhet të bëjë një analizë të thellë për atë që ndodhi në 14 maj dhe ofertën tonë si mund ta japim ndryshe”.

Jorida Tabaku nuk është dakort as me formulën e bashkimit, pasi ajo mendon se fillimisht plagët duhen shëruar në qelizën bazë të partisë.

“Patjetër që PD duhet të jetë e bashkuar, por  kur kam folur për bashkim i jam referuar edhe bazës dhe njerëzve ne duhet t’ia sqarojmë gjithë këtë proces që po ndodh.”

Nuk ecën në të njëjtin kah me grupin parlamentar, por rruga që po ndjek Jorida Tabaku nuk ka pikë takimi as me Lulzm Bashën. Ajo i  mbetet idesë që partisë i duhet lidership i ri.

Top Channel

Read Entire Article