Samiti në Shkup, Rama kërkesë për liderët e BE: Na ulni më shpesh në një tryezë, ne ballkanasit i bëjmë punët “pis”

9 months ago 33

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë samitit që po mbahet në Shkup mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nuk mungojnë edhe përfaqësues të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

Rama e nisi fjalën duke falenderuar këta të fundit, teksa më tej kritikoi BE për mungesën e fondeve ndaj vendeve që ende nuk janë anëtarësuar.

Ai shpjegoi gjithashtu pse nisi Ballkani i Hapur dhe kërkoi nga BE që t’i ulë liderët e rajonit më shpesh në një tryezë.

“A mund ta paramendioni në çfarë pozicioni të mirë do ishim nëse BE do të ishte me serioze në integrimin rajonal. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ky është një proces që ndodh njëherë në vit. Andaj ne filluam me Ballkanin e Hapur. Ishte qëllim për luftën e fuqisë dhe forcës, jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Ne vendosëm agjendën e një tregu të vetëm.

Derisa presim që BE të na aderojë, le të aderohemi vetë ne. Pasi mbrëmë zhvilluam darkën, kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi dhe tingëllonte më bukur.

Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullishtr për shkak se edhe pse jemi shumë entiziastë, megjithatë jemi ballkanas, nëse nuk vini të na ulni bashkë në një tryezë mund t’i bëjmë punët pis”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article