Sapo ishte kthyer nga puna, 65-vjeçari vdes në oborrin e shtëpisë

5 months ago 41
Reklamë

I moshuari sipas familjarëve ka punuar gjatë gjithë paradites së sotme në tokën e tij dhe kur është kthyer në banesë krejt papritmas ka gjetur vdekjen në oborrin e shtëpisë.

Ka qënë bashkëshortja ajo që ka shkuar për ti dhënë ndihmen e parë kur ka parë 65 vjeçarin që ka rënë në oborr por e ka patur të pamundur për ta mbajtur në jetë.

Burimet e para thonë se vdekja mund të ketë ardhur edhe për probleme kardiake por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e kësaj vdekje.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur grupi i hetimit për të mësuar për shkaqet e kësaj vdekje që për policine klasifikohet si vdekje natyrale./vizionplus.tv/

Read Entire Article