Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

5 months ago 24

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Agaçi është thirrur në SPAK.

Ndërkaq kujtojmë se rreth një muaj më parë Engjëll Agaçi i “shpalli luftë” emisionit investigative të televizionit Italian RAI 3.

Bëhet fjalë për emisionin “Report”, i cili në një investigim për marrëveshjen Meloni-Rama për strehimin në Shqipëri të emigrantëve që shpëtohen në detin Mesdhe, e cilësoi Engjëll Agaçin si “avokat të narkotrafikantëve” .

Në investigim thuhej se Agacci kishte tentuar të korruptonte kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Pas këtij shkrimi Engjëll Agaçi rëagoi për median italiane La Republica dhe tha se se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3./vizionplus.tv/

Read Entire Article