“Vëllazëria” shqiptare-kroate para dhe pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe është duartrokitur masivisht, por po protestohet nga serbët.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Šurbatovic, tha se Federata e futbollit Serb do të paraqesë një kërkesë në UEFA për të ndëshkuar shoqatat e Kroacisë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të tifozëve të tyre në ndeshjen mes dy kombëtareve.
“Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian. Nëse UEFA nuk do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.
Ky “kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë./vizionplus.tv