“Serbia do të pushtojë Kosovën”, Kurti: Kjo është arsyeja pse Vuçiç nuk e firmos Kosovën

7 months ago 18
Reklamë

Kryeministri i Albin Kurti ka paralajmëruar se Serbia po lë të hapur mundësinë për pushtimin e Kosovës.  Sipas Kurtit kjo është arsyeja pse presidenti Aleksandër Vuçiç nuk pranon të firmosë marrëveshjen e Ohrit ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit. Atëherë, ata duan të mbajnë hapur këtë derë dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”,  tha Kurti.

Deklaratat kreu i qeverisë se Kosovës i bëri në një panel diskutimi në Chatham House në Londwër, ndërsa shtoi se Serbia përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

“Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë ato në agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Serbia përdor agresivitetin ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti tha gjithashtu se Rusia nga ana tjetër po përdor Serbinë për të rritur prezencën e saj në rajon përmes mediave, inteligjencës, apo formave të tjera të ndërhyrjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article