Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur sërish ditën e sotme te bashkia e Tiranës, ku për të disatën herë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Kjo është protesta e 13-të e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.
Pavarësisht temperaturave ekstreme që janë shënuar sot në vendin tonë, demokratët dhe qytetarët nuk kanë ngurruar që të dalin në protestë.
Ashtu si dhe në protestat e kaluara qytetarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik perimetrin para institucionit.
Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.