Sërish sulme në Liban, shpërthejnë radiot e dorës të Hezbollah

1 month ago 24

Një raund i ri sulmesh ka nisur në Lindjen e Mesme, me dy shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferinë jugore të Bejrutit.

Sipas Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie, pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në periferitë jugore të Bejrutit.

Lexo edhe :

Related Posts

Shpërthimet, me fuqi të kufizuar sipas mediave ndërkombëtare, ndodhën në pjesë të ndryshme të periferisë së Bejrutit.

Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të bombave nga grupi në Liban, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.

Lëvizja libaneze Hezbollah siguroi se Izraeli “do të marrë dënim të drejtë” pas “këtij sulmi kriminal”. /vizionplus.tv

Read Entire Article