Emanuela Pepkolaj ka ardhur me një rrëfimin ndryshe në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ajo është nënë e tre fëmijëve dy djemve dhe një vajze, por theksoi se e ndien veten si mama çunash.
Edhe pse ajo duhet të kujdeset për Arbin, Emanuela thekson se ajo sfidën më të madhe e ka me vajzën, pasi është kopje e saj, shumë kokëfortë.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Kam dëgjuar një intervistë para disa vitesh, në atë kohë ka qenë Arbi dhe Dea. Ti je shprehur kur ëndërrojë për Arbin ndërsa ai ishte në bark, e prisje me flokët kaçurrela të kuqe dhe me quka. Doli ndonjë nga këto?
Emanuela: Jo.
Pranvera Borakaj: Ke në plan të katërt?
Emanuela: Absolutist jo. Shyqyr Zoti mi lënt. Ne flasim me Arbin, dhe të gjithë thonë që kam sfida me Arbin, por unë sfidë kam me atë vajzën atje.
Pranvera Borakaj: Ajo të ngjan më shumë?
Emanuela: Mami im thotë sa më bëhet qejfi që më në fund po em kupton për çfarë bëhet fjalë. Ajo është vajzë e zgjuar por me një kokë shumë të fortë. Unë e konsideroj veten mam çunash dhe jo mam gocash.