Shabani: Gert Bogdani më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

1 month ago 25

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për njohjen e tij me Gert Bogdanin.

Shabani theksoi se lajmi për ndarjen e jetës të Gert Bogdanit ishte mjaft i rëndë për të gjithë. Megjithatë sipas Shabanit në Shqipëri duhet vendosur me ligj që hotele luksoze të kenë aty një mjek ose mjete të tjera.
ndërkohë Shabani “shënjestroi” edhe sistemin shëndetësor në Shqipëri, duke rrëfyer edhe eksperienca personale.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Endri të dy çuna Harri Fultzi, si ka qenë raporti me Gertin?

Shabani: Gerti ka qenë në vit të pestë, unë në vit të parë. Albi ka qenë pak më i ri, edhe Edlira ishte te Harri Fultz, sigurisht Gerti ka qenë më i miri. Ka qenë një nga debatuesit më të mirë, ishte shembull për të gjithë te tjerët. Shkoi në Amerikë, pastaj u kthye, pastaj u angazhua në politikë. Unë nuk e di por në vende të tjera si Italia, franca, hotelet duhet të kenë disa standarde më të larta. A kemi shtet ose institucione që të reduktojmë këtë sëmundje. Hotel me 5 yjë mos ketë një mjek,  kjo punë duhet bërë. Është e papranueshmë që dikush të vdesë në disa nga hotelet më të mëdha të Shqipërisë dhe mos ketë një mjek aty. Unë mendoj se shumë të rinj si ne që ishin në funeral, fillojmë dhe flasim për kontrollet mjekësore. Por ka dhe diçka tjetër që më ka ndodhur me familjarë të mi, sa shkon në spitale private gjëja e parë që thonë është kancer. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article