Përshkallëzimi ushtarak nuk është në interesin e Izraelit, paralajmëroi sot sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Ne nuk besojmë se përshkallëzimi ushtarak i këtij konflikti është në interesin e tyre”, tha ai për televizionin ABC.
“Kjo është ajo që ne po u themi drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë”, sqaroi zëdhënësi, duke bërë thirrje përsëri për një zgjidhje “diplomatike” të krizës. /vizionplus.tv