ITALI – Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një kantieri ndërtimi në Firence. Tre të tjerë u plagosën, ndërsa dy rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas mjekëve, jeta e të plagosurve nuk është në rrezik. Prej mëngjesit po punohet për gjetjen e personave të zhdukur, të cilët ende nuk kanë kontaktuar me ekipet e shpëtimit.
❌ #Firenze, crollo cantiere edile: il bilancio delle persone estratte finora tra le macerie dai #vigilidelfuoco è di 3 operai vivi e uno deceduto.
Nuclei #USAR e #cinofili ancora impegnati nelle operazioni di ricerca, sono 4 gli operai segnalati come dispersi [#16febbraio 15:00] pic.twitter.com/9tPshdFwBr
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) February 16, 2024
Përveç përpjekjeve të zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po përdoren edhe qen të trajnuar posaçërisht për gjetjen e tyre.
Në momentin e shembjes, ngjitur me kantierin e supermarketit në ndërtim, ndodhej edhe një autobus shkolle plot me fëmijë. Për fat të mirë, ata janë të gjithë të sigurt.
Tre sindikatat më të mëdha të Italisë, Cgil, Cisl dhe Uil, kanë thirrur një grevë dy-orëshe këtë pasdite në të gjithë rajonin e Toskanës në shenjë proteste dhe zemërimi për këtë incident me fund dramatik në vendin e punës./vizionplus.tv