Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njeri tjetrin e për pasojë ka mbetur i plagosur një 60 vjeçar.
Policia mësohet të ketë shoqëruar për ngjarjen një person për të sqaruar rrethanat pasi ka dëshmi kontraktidore nga vendi i ngjarjes.
60 vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person ndërkohe që të tjerë persona në vendngjarje i kanë bërë me dije policisë se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht.
60 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekimet e para dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv