Sherr mes dy vëllezërve, godasin njëri-tjetrin për një gardh në Tiranë

2 months ago 47

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Ata dyshohet se janë konfliktuar me njërin-tjetrin për shkak të një gardhi.

Sipas njoftimit zyrtar, dy vëllezërit kanë përfunduar edhe në dhunë fizike.

“S. K., 49 vjeç, dhe K. K., 60 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje që kanë për një gardh mes dy banesave të tyre, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article