U konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia kapi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel