Sherr në Komisionin e Reformës Zgjedhore, largohet Gjiknuri: Vendosim më vonë për vijimin e saj

9 months ago 27

Deputetët e opozitës kanë “zaptuar” karriget në sallën ku ishte parashikuar të zhvillohej mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore. Në vijim të aksionit të tyre, duke mos pranuar as Alibeajn si bashkëkryetar të “Zgjedhore” deputetët e opozitës do të pengojnë zhvillimin normal të mbledhjes, e cila është edhe në limitet e afatit.

Në videot e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, shihet bashkëkryetari i PS Damian Gjiknuri i cili diskuton me deputetët e opozitës. Pasi nuk arrin asnjë konsensus me ta, gazetarja Mema raporton se Gjiknuri është larguar nga mbledhja. Për vijueshmërinë e saj do të vendoset më vonë se çfarë do të ndodhë.Më herët nga mbledhja u largua edhe Blendi Klosi, i cili tha se karrigen në Kuvend ja ka dhënë populli dhe jo opozita.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas kësaj situate, deputetët e PS janë tërhequr për një mbledhje mes tyre dhe paraprakisht mësohet se mbledhja do të bëhet në një sallë tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article