Sherr në Vlorë mes dy personave, policia s’arrin t’i kapë! Ndërhyn FNSH

6 months ago 10

Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia për të shuar konfliktin. Por, njëri prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

Efektivët e policisë e kanë ndjekur me vrap, por nuk kanë mundur ta neutralizojnë.

Janë thirrur përforcime derisa është bërë e mundur gjetja e tij në një  pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshi edhe FNSH./vizionplus.tv

Read Entire Article