Shiste doza kokaine në lokalin e tij, vihet në pranga 44-vjeçari në Shkodër

2 months ago 21

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalin e tij.

Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, u gjet lënda narkotike dhe mjete për tregtimin e saj.

“Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article