Shiste drogë në lokal, arrestohet 35-vjeçari, sekuestrohen 180 doza kanabis

1 month ago 33

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi përshtati ambientet e lokalit, për shitjen e dozave të kanabisit. Policia ka sekuestruar 180 doza kanabisi dhe një shumë parash, që u gjetën në lokal.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza të lëndëve narkotike në një lokal në Vlorë, Komisariati i Policisë Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 33”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. J., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit K. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article