Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.
I riu u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në doza.
Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin R.H, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.
Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular./vizionplus.tv