Një 29-vjeçar, i cili tentoi të merrte me dhunë një shumë në kasën e një banke të nivelit të dytë, në lagjen Nr. 3, Durrës është arrestuar.
Pasi dështoi të vidhte lekët në bankë, 29-vjeçari shkoi në një exchange ku arriti të grabiste 500 000 lekë.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”, u bë e mundur të identifikohej, kapej dhe vihej në pranga autori i dyshuar shtetasi F. D., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.
Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange./vizionplus.tv