Shoferë të droguar, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, Rrugorja “nuk i fal”, mbi 10 mijë gjoba në një javë

1 month ago 22

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore.

Si rezultat janë bërë 26 arrestime dhe procedime penale:

  • 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  •  3 persona për pa leje drejtimi.
  • 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 1 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Gjithashtu janë vendosur 10.039 masa administrative, mesatarisht 1434 në ditë.

  • 30 masa për xhama të zinj.
  • 833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  •  7.222 masa për qëndrim të gabuar.
  • 427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

  • 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 11 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 58 raste të ndryshme
  • 11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
Read Entire Article