Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal.
Një automjet tip “Benz” ka parakaluar dy automjete ndërsa ka ndeshur përballë me një mjet tjetër.
Për të shmangur përplasjen “kokë më kokë”, ka goditur mjetin tip “Toyota” dhe e ka hedhur në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti jan dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar edhe drejtuesja e mjetit tip “Toyota”.
Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, pas hetimeve paraprake konstatoi se drejtuesja e mjetit tip “Benz” ka kryer parakalim të gabuar.
Shoferja e lënduar është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore./vizionplus.tv