Shpërthen një bombol gazi në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur kryefamiljari Gjergj Pali i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjeksore.
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar një 62-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
“Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv