Një bombul gazi ka shpërthyer në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhurnë tarracën e një pallati, dhe më pas bombula ka rënë në oborrin e një banese.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme material.
“Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv