Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aluminit në Itali, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur, 2 shqiptarë në gjendje të rëndë

4 months ago 27

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë alumini në Bolzano.

Një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë, mes tyre 2 shqiptarë janë plagosur rëndë.

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për shtetasin Artan Vila, 48 vjeç dhe Sokol Hyseni 34 vjeç. Artan Vila ndodhet në gjendje më të rëndë për shkak të djegieve që ka pësuar në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar në një spital në Milano.

Diallo Bocar, 31 vjeç me origjinë nga Senegali nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën në spital.

Si ndodhi shpërthimi

Shpërthimi ndodhi gjatë fazës së derdhjes dhe ftohjes së aluminit të shkrirë në një kallëp. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm dhe dyshohet se u krijua nga kontakti midis ujit dhe aluminit, ndoshta për shkak të një mosfunksionimi të furrës, ndoshta për shkak të gabimit njerëzor.

Giuseppe Pelella, sekretar rajonal i Uilm tha: Duket se ka pasur një anomali në furrë dhe se ekipi i punëtorëve nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte. Kishte ujë i cili, në kontakt me metalin, shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.

Dëshmitari

Mes dëshmitarëve është Luca Varotto, pronar i një biznesi për ndërrimin e gomave përballë pikës ku ndodhi shpërthimi.

“Tashmë jam mësuar edhe me zhurmën e derdhjes së aluminit. Por kësaj radhe zhurma ishte shumë e madhe, dhe menjëherë pas kësaj, nga dritaret, pashë tym dhe flakë në çatinë e fabrikës”.

A ka pasur incidente të kësaj përmasash brenda Aluminit?

“Kurrë, të paktën që kur u transferuam këtu në vitin 2001”, përfundon Varotto.

Hetimi

Menjëherë pas aksidentit është ndërprerë prodhimi. Zona dhe makineritë janë sekuestruar dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e Policisë Shkencore për të kryer hetimet, së bashku me teknikët e Inspektoratit të Punës të krahinës. /vizionplus.tv

Read Entire Article