Një park zbavitjeje është përfshirë nga flakë gjigante mëngjesin e sotëm dhe me pas nga nje plasje, teksa një atraksion i ri ujor ka shpërthyer në mënyrë të pashpjeguar.
Pamjet shokuese tregonin instilacionin e ri të zbavitjes në parkun Oceana Waterworld në Gothenburg që përfshihej nga flakë e tym i zi, që ngrihej lart në qiellin e dimrit.
Zjarri solli evakuime të shumta teksa zjarrfikësit nuk e kishin idenë sesi kjo mund të kishte ndodhur.
Alarmi u dha rreth orës 10:06 për zjarrin që po përhapej jashtë kontrolli që më pas u ndoq nga shpërthimi.
“Kishte zjarre dhe në rrëshkitëset e ujit, nuk e dimë sesi nisi”, tha zyrtari zjarrfikësave Björn për mediat vendase ndërsa alarmi i dha për banesat që ndodheshin në afërsi të kompleksit.
Disa të plagosur raportoheshin nga zyrtarët teksa spitali Sahlgrenska tha se kishte trajtuar katër të plagosur lehtë nga ngjarja.
Një nga rezidentët tha për rrjetin Expressen: “Në fillim pamë zjarrin, pastaj ishte shpërthimi, ndërsa ndjehej erë e fortë plastike të djegur”.
“Ata po ndërtonin prej muajsh rreshkitësen e re të ujit, tani i ka mbetur vetëm skeleti”, shtoi ai.
Zjarrfikës të shumtë erdhën në vendin e shpërthimit teksa zjarri shkatërronte rrëshkitësen e re 13 metra të lartë.
Një zëdhënëse e grupit ndërtues të atraksionit tha se kompania po bënte disa instalime në momentin e zjarrit por shkaku i tij mbetej i panjohur./DailyMail/
Top Channel