Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, flet fqinji i 62-vjeçarit: Dëgjuam zhurmën

1 month ago 37

Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës.

Gazetari Bepin Kolvata bën me dije për Vizion Plus se kryefamiljari Filip Dodaj, 62 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe babanë e moshuar, ndërkohë që dy fëmijët i ka në Itali.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, një fqinj i familjes, Tonin Dodaj, ka treguar se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit kur ka ndodhur.

Ai ka thënë se ka dalë jashtë kur dëgjoi shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm.

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

/vizionplus.tv

Read Entire Article