Shpërthimi në Sarandë, ndryshon dinamika e ngjarjes! Dyshohet për eksploziv, çfarë gjetën polumbarët

4 months ago 17

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së hënës 100 metra larg Portit Detar Sarandë, ndryshon rrjedha e informacionit.

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga eksplozivi. Mësohet se  polumbarët kanë gjetur mëngjesin e sotëm  në thellësinë e detit, pranë vendit të ngjarjes copa metalike të cilat dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima.

Por sipas burimeve jozyrtare ende nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se ndoshta ka pasur një shpërthim eksplozivi.

Nuk dihet cili ka qenë objektivi, por ngjarja bëhet dyshuese për kohën e kryerjes, pikërisht në orën 22.00 kur gjithë vëmendja ka qenë në përballjen Shqipëri Spanjë.

Gjithsesi mësohet se gjatë gjithë ditës policia ka hetuar intensivisht dhe pritet të bëhet zyrtar identifikimi i trupit të pajetë të polumbarit.

Read Entire Article