Një shpërthim i fuqishëm në një termocentral në Bolonja të Italisë ka lënë pas të paktën 4 viktima, 5 të plagosur rëndë dhe 3 të tjerë të zhdukur.
Prefekti i Bolonjës, një një deklaratë për mediat ka treguar arsyet e shpërthimit.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas tij, shkak u bë shpërthimi i një turbine, që solli edhe përmbytje.
Një ekip zhytësish theksoi ai do të ndërhyjnë në orën 20:00 për të kërkuar trupat e viktimave.
“Tre trupa janë nxjerrë, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur. Pesë persona të plagosur rëndë u shtruan në spitale të ndryshme, përfshirë në Toskanë, në Pizë. Shpërthimi ka ndodhur 50-60 metra thellësi, në katin e tetë të strukturës dhe kati i nëntë është përmbytur nga pompa e ftohjes së turbinës. Një ekip zhytësish do të ndërhyjë për të kërkuar katër personat e zhdukur rreth orës 20:00”, tha perfekti./vizionplus.tv