Shqipëria 15 vjet në NATO, Rama: Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin

6 months ago 19

Në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh falenderues ndaj SHBA-ve dhe seketarit amerikan Antony Blinkën.

Permes nje postimi në platformën X Rama falenderon sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, SHBA-të dhe aleatët e NATO-s për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë.

Rama thote se gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë.

Thank you Secretary Blinken.
This 15th anniversary of Albania’s accession to NATO is not only a celebration of our past achievements but also a reaffirmation of our unwavering commitment to the principles and values that underpin our Alliance. Over the past 15 years, Albania has…

— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2024


Postimi i kryeministrit Rama në X

Faleminderit Sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin./vizionplus.tv.

Read Entire Article