Shqipëria “zgjohet” e zbardhur nga bora! Shtrëngata dhe stuhi, probleme me energjinë në disa fshatra, cilat janë rrugët e bllokuara

9 months ago 27

Mëngjesin e sotëm vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore në zonat malore si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Reshje bore me intensitet të lartë kanë nisur në qarkun e Dibrës, në Bulqizë dhe në zonat e thella të Matit.

Rrugët kalohen me vështirësi, ndërsa lëvizja e automjeteve në Byppasin e Murrizit të rrugës së Arbrit është e vështirë.

Në akset e Lotit 1, Hanai i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje bore të shoqëruar me stuhi ere.

Kjo e ka bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve për shkak të fushëpamjes së kufizuar, ndërsa shoferët këshillohen që të shmangin kalimin për në Qafë Thore-Theth.

Territori i bashkisë Lezhë është përshfirë nga reshje shiu, por pa prijuar problematika.

Në Mirditë për shkak të motit të keq dhe borës që ka arritur në 15 cm, raportohet për probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Në Rrugën e Kombit po punohet me borëpastruese për të bërë ytë mundur qarkullimin e mjeteve pa vështirësi.

Në bashkinë Pukë, bora ka arritur në 15 cm, por nuk raportohet për probleme pasi rrugët janë të hapura dhe po punohet për të mnajtur situatën nën kontroll.

Në bashkinë Shkodër segmenti rrugor Bogë-Theth është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në Malësinë e Madhe ka patur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje dëbore, por nuk raportohet për probleme.

Në Vaun e Dejës raportohen shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra.

Në Fushë-Arrëz trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm dhe rrugët rurale të njësive administrative janë të bllokuara.

Në rrugët nacionale lëvizet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë.

Në Njësinë Administrative Iballë raportohet për shkëputje të energjisë elektrike që nga mbrëmja e djeshme.

Qarku i Elbasanit është përfhsirë nga reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe nuk raportohet për problematika.

Në aksin rrugor nacional Librazhd-Steblevë kanë filluar reshjet e dëborës, por rruga është e kalueshme./vizionplus.tv

Read Entire Article