“Shqiptarët me të ardhura më të ulta, shpenzojnë më shumë për qejf”, Topuzi: Eventet sportive, burimi më i mirë i të ardhurave

2 months ago 24

Eventet sportive janë burimi më i mirë i të ardhurave. I këtij mendimi ishte Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.

I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Topuzi bëri një analizë të përgjithshme, duke thënë se shqiptarët kanë gjak mesdheu dhe si të tillë shpenzojnë më shumë për turizëm, edhe pse kanë të ardhura më të ulta.

Sipas tij, vitin e kaluar erdhën 5 mln turistë, në kuadër të zgjedhjes së Tiranës si kryeqytet i sporteve. E përkthyer ndryshe, të ardhurat në buxhetin e bashkisë ishin më të larta shtoi Topuzi, çka solli edhe punësim të dhjetra qytetarëve.

Shqiptarët kanë gjak mesdheu dhe shpenzojnë në mesataren vjetore. Një vend që nuk ka të ardhura të larta, ka shpenzime më të larta. Eventet sportive janë një nga burimet më të mëdha të të ardhurave dhe të mirave që mund ti vijnë një vendi. Aktivitetet që zhvillohen sjellin jo vetëm klubet, gazetarët por edhe turistët. Po ashtu, përmirësohet edhe infrastruktura. Investimet e mëdha që kërkon zhvillimi i një kampionati, do i sjellë të mira qytetit apo shtetit.  Tirana vjet ishte kryeqyteti i sporteve dhe solli 5 mln turistë. Këto përkthehen në të ardhura. Ardhja e tyre ka futur në punë dhjetra persona të tjerë. Vetëm taksa e hotelit, është 5 mln euro që bashkia ka mbledhur dhe këto nuk janë pak”, tha Topuzi./vizionplus.tv

Read Entire Article