Greqi – Një incident i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kalkidë.
Sipas medieve greke, mes një çifti me origjinë shqiptare ka nisur një debat për motive të dobëta.
Gjatë sherrit, burri ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur.
Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën. Nëna ka arritur të marrë fëmijën, të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në komisariat ku ka denoncuar ngjarjen.
Autori është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa ditën e sotme pritet të dalë para Gjykatës. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”./vizionplus.tv