Shqiptari u gjet i masakruar me thikë në pyll, familjarët e tij kërkojnë drejtësi në Itali: Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte

7 months ago 28
Reklamë

Bledar Dedja, 39-vjeçarit me origjinë shqiptare u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës, më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa me plagë të shumta me thikë në trupin e tij.

Të dielën në mëngjes, Bledari do të shkonte për peshkim me një shok: ishte ai që gjeti Mercedesin e bardhë B class në rrugë, në anë të Via dei Colli, rrëzë Monte Grappa. Njëqind metra përpara, i shtrirë në tokë, ishte trupi i pajetë i 39-vjeçarit, ende me rrobat e punës.

Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten, prindërit e Bledar Dedja, vëllai, morta dhe nipërit prisnin përgjigje dhe kërkonin që të futeshin brenda.

Përse e çuan në atë rrugë dytësore?”, pyesin ata të dëshpëruar, ndërsa ngrenë hipoteza për vrasjen e njeriu të tyre të dashur, pa ditur ende detajet e hetimeve.

“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona”, thotë motra e tij. “Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte: të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë”, shton ajo.

“Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri”, shton ajo mes lotëve dhe zemërimit, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë”, shprehet vëllai i Bledarit.

“Kishte dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe kishte qenë në punë deri në orën 4 të pasdites. Pastaj nuk shkoi në shtëpi, por në një vend tjetër me miqtë e tij. Të paktën kështu i ka thënë të shoqes. Mendojmë se ndoshta ka zbuluar diçka, ndaj dhe e kanë vrarë. Duam të vërtetën. Nuk e prisnim kurrë diçka të tillë, nuk ishte njeriu i tillë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte. Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shton i vëllai.

“Sigurisht ne si familje mund të mos i dimë të gjitha, por duam të vërtetën. U thashë karabinierëve: kontrolloni të gjitha lokalet e restorante e Fonte, shihni të gjitha telekamerat, duhet të dallohet diçka”, shprehet ai.

Dedja është zhdukur që prej pasdites së së shtunës 20 janar. Personat e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit Antica Abbazia në Borso del Grappa, ku për rreth tre vjet, 39-vjeçari punonte si kopshtar, duke ndihmuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendit. Të shtunën, 39-vjeçari, banues me gruan dhe dy fëmijët e tij në Casella d’Asolo, paraqitej rregullisht në punë dhe më pas u largua në orën 16:00. Në orën 16:30 ka folur në telefon me kunatën, gjithçka dukej e qetë.

Ai i tha gruas së tij se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites. Që nga ai moment celulari i Dedjas mbeti i ndezur edhe për disa orë, më pas, pas dy të mëngjesit kur një shok e kërkoi, telefoni ishte fikur. Karabinierët e njësisë hetimore, të drejtuar nga majori Giovanni Truglio, po shqyrtojnë tashmë jetën, marrëdhëniet, marrëdhëniet familjare dhe punës së 39-vjeçarit. Fokusi është në të kuptuarit e asaj që ndodhi midis orës 16:30 të së shtunës dhe 9 të mëngjesit të së dielës në mëngjes kur u gjet trupi. Me kë u takua Bledari dhe çfarë shkoi keq në takimin e tyre të fundit? Familjarët pohojnë se 39-vjeçari ka zbuluar diçka gjatë takimit të fundit dhe kështu është vrarë. Kamerat e bareve dhe restoranteve të Fontes dhe gjurma e telefonit tani mund të jenë kryesuesi vendimtar në rindërtimin e asaj që shkaktoi krimin.

Top Channel

Read Entire Article