Shtëpia e babait të Llukës shkak i krimit të dyfishtë në Korçë, kishte vendosur t’ia linte në trashëgimi Pines pasi bashkëjetonte me mamanë e tij

6 months ago 40
Reklamë

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në lagjen 18-të të qytetit të Korçës, ku Ilia Lluka vrau me armë zjarri Emiliano Pinën dhe më pas veten.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku raporton se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë prona. Burime bëjnë me dije se babai i Ilia Lluka bashkëjetonte me të ëmën e Emiliano Pines.

Lexo edhe :

Related Posts

Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesues, Emiliano Pines.

Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të “zgjidhë” gjithçka me plumba ndaj Pines dhe vetes së tij.

Korçë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.
Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article