Shuhet në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo

5 months ago 23

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo.

Vizion Plus mëson se artisti është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte.  Lajmi i trishtë është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e tij.

Kush është Vasillaq Godo

Vasillaq Godo Aktor u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943.

Ai është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Godo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, në vitin 1967 dhe realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të ketij teatri.

Godo ka spikatur për zërin e plotë, të parapelqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja të Lidhur si fishekë gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e trojeve etj.

I vlerësuar nga kritika për personazhet e krijuara, dhe i adhuruar nga publiku për super rolet e realizuara.

Ai shquhej për rolin e Isa Boletinit, tek “Nëntori i Flamurit” në ’82-shin, ku iu desh të shoqërohej me disa gjimnazistë nga Kosova, që sapo ishin arratisur nga ish Jugosllavia dhe ishin strehuar ato kohë tek konvikti i shkollës Tregtare, për t’u “huazauar” kështu dialetktin.

Po ashtu njihej për Hodo tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, e me dhjetëra e dhjetëra rolet që ai ka në fondin e artë të teatrit dhe filmit

/vizionplus.tv/

Read Entire Article