Si mund ta mbyllë Salianji mandatin e deputetit deri në fund? Avokati sqaron në “Quo Vadis”

1 month ago 21

Lënia në fuqi e dënimit me një vit burg për deputetin Ervin Salianji, ishte tema e diskutimit mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I pranishëm në studio avokati Gentian Rumano tha se në rastin Salianji nuk duhet të kishte fare procedim penal, për sa kohë nuk pati kallëzim në institucionet e drejtësisë.

I pyetur nëse mund ta mbyllë mandatin e deputetit zoti Salianji, Rumano tha se përfaqësuesit ligjorë do të duhet të kërkojnë nga Gjykata e Shkallës së Parë shtyrje të ekzekutimit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Rumano si e shikon vendimin e sotëm?

Rumano: Praktikisht duhet të jem i ftohtë në përgjigje. Duhet ta kem në cilësinë e juristit, avokatit pa i hyrë pjesës politike edhe pse u shpjegua shumë mirë nga Marashi, si nga mënyra se si është ndërtuar çështja, që nga publikimi i videos deri te ngritja e akuzës nga ana e prokurorisë. Në Shqipëri jemi mësuar që politikanët bëjën akuza të ndërsjellta pa u hyra fakteve nëse janë të vërteta ose jo. Më vjen keq për vendimin që është dhënë qoftë në 2019-të qoftë sot, për dënimin e një deputetit të opozitës sepse këtu nuk bëhet fjalë më për Ervin Salianji, apo pëersonat e akuzuar, apo ndaj personit që i është bërë incizimi, këtu bëhet fjalë për çështjen e standardit. Salianji gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë dputet i opozitës. Padiskutim që duke qenë gjatë gjithë karrierës deputet i opozitës do të marrë dhe konotacion politik. Ne jemi mësuar që polikanët të grinden mes tyre. Kjo kësaj radhe edhe për shkak të rrethanave se si ka dndohur do të shihet shumë e rëndësishme që për nga ana ligjore, Kodi i procedurës e ka të përcaktuar qartë se kush është nocioni i kallëzimit të rremë, nëse nuk i drejtohesh institucionit të akuzës për veprime atëhere nuk ka çështje penale. Nuk mundej dot të ngrihej një akuzë për një kallëzim penal të cilën nuk e kishte bërë asnjëherë. Detyra e një përfaqësuesi si të mazhorancës apo politikës duhet të referonin fakte. Nëse e ka konsumuar apo nuk e ka konsumuar, është i pëfshirë apo jo gisht në realizimin e këtij audiopërgjimi kjo ka qenë për tu hetuar. Për aq kohë sa nuk i ëhstë drejtuar institucionit me një kërkesë zyrtare për të ëkrkuar fillimin e një procedimi penal dhe më aps ti referophej prokurisë,  kjo e kallëzimit të rrem për mua nuk qendron. Me të vërtetë ligji të dënon apo të ndaloin që nuk duhet të japësh shpifje për subjkektet politike apo për familjarët e tyre por ama në këtë lloj forme …

Borakaj: Ka hapësirë ligjore në Gjykatë të Lartë?

Rumano: Padiskutim që po. Besoj se trupa e mbrojtjes do ta shtrojë rekursin përballë kësaj gjykate. Ekzekutimi i vendimit edhe pse po bëhet në mënyrë të menjëhershme, zoti Salianji mund t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për të kërkaur shtyrje të ekzekutimit për sa kohë ëhstë deputet. Ai mund të përfundojë të gjithë mandatin. Procedurialisht unë si jurist them gjithmonë se nga ana proceduriale nuk shikoj rast për kallëzim të rremë.

Read Entire Article