“Silvinjo është idiot komplet”, Albano Bogdo analizon performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro 2024”

2 months ago 67

Aktori i njohur, Albano Bogdo i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn analizoi performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro 2024”.

Ai u shpreh se Silvinjo është një trajner pa eksperiencë. Sipas Albanos në Europian nuk duhet të mungonte futbollisti Sokol Cikalleshi, teksa u shpreh se edhe golat fantastikë të Asanit janë si pasojë e ndihmës së madhe që i jep në fushë Cikalleshi.

Lexo edhe :

Related Posts

Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Unë kam shumë njohuri nga futbolli. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoi dhe kanë ardhur si pasoje sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano Bogdo. /vizionplus.tv

Read Entire Article