Dy turisteve iu është rrezikuar jeta në det të hapur, teksa lundronin në Karaburun, me një mjet lundrues të pa pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Policia njofton se mjeti lundrues pësoi defekt në det të hapur, por fatmirësisht turistet munden të shpëtoheshin në kohë nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force.
Ndërkohë pronari i mjetit lundrues u u gjobit me 10 000 lekë.
“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.