Skandali i Onkologjikut, opozita kërkon dorëheqjen e ministrave, Balluku: Do ndryshojmë ligjin

4 months ago 22

Debati për skandalin e mjekëve të Onkologjikut është zhvendosur edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend.

Deputetja e opozitës, Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësi, Albana Koçiu si dhe ish-ministres së Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, për shkak të hetimeve që zbuluan skemën e mashtrimit të bluzave të bardha.

Ky pretendim është kundërshtuar nga zv/kryeministrja, Belinda Balluku, e cila tha se këto hetime janë provë e funksionimit të reformës së drejtësisë, të iniciuar nga vetë PS.

“Reforma në drejtësi është bërë nga PS. Keni qenë aty për vite të tëra dhe nuk e keni bërë kurrë”, tha Balluku duke nënvizuar se të tilla hetime janë produkt i kësaj reforme.

Balluku theksoi se PS do të kërkojë ndryshim të ligjit të Urdhërit të Mjekur për t’i hequr licencës mjekëve të korruptuar përgjithmonë.

“Ndërkohë do të nisim një kërkesë për ndryshim të ligjit të Urdhërit të Mjekur për t’i hequr licencës këtyre mjekëve përgjithmonë”, tha zv/kryeministrja.

Read Entire Article