Skolioza kërcënon fëmijët, sëmundja sjell deformim të kolonës, pritet të nisë diagnostikimi në shkolla

1 month ago 38

1 në 3 fëmijë të moshës 10 deri në 15 vjeç vuajnë nga skolioza, një ndryshim i formës së kolonës.

“Nëse ne shikojme një person drejtperdrejt, pra nëse do kishim një mënyrë për të parë kolonën drejt dhe kolonën anash, do shikojmë që kolona në pamje të drejte është linjë e drejtë, nëse shikojmë anash kolona ka disa kurba që janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të kolonës, që do të thote kurbat anësore janë normale por në shikimin ballor nuk është normal. Pra nëse në shikimin ballor konstatojmë një devijim nga aksi, do të thotë që kemi një ndryshim të formës së kolonës, e cila mund të jetë në formën e gërmës S, prandaj dhe quhet skoliozë”, tha ortopedi Abdurrahim Palushi.

Matjet e para për diagnostifikimin e skoliozës tek fëmijët do të fillojnë shumë shpejt në të gjitha shkollat 9-vjecare me aplikimin e programit kombëtar nga Ministria e Shëndëtësisë dhe ajo e Arsimit.

“Ajo që ne kemi menduar për mënyrën si do aplikohet ky program, është program kombëtar dhe do të marrë shtrirje në të gjitha shkollat 9-vjeçare te vendit, mendojmë ta fillojme pilotimin me 1-2 shkolla fillimisht. Funksionimi i skoliozës do të bëjë që institucionet tona të lidhen dhe këtë herë për të bashkëpunuar. Mendojmë të trajtojmë me ekspertë mësues të fiskulturës në shkolla 9-vjeçare të cilët do të bëjnë matjet e para, do të kenë një formular jo vetëm konsensusi por dhe një formular ku të hedhin të dhënat e tyre. Mësuesit do të trajtohen dhe ky depistim do të jetë vetëm 1 heëe në vit”, tha Entela Ramosacaj, zv.ministre e Shendetësisë.

Mjeku Ortoped Abdurrahim Palushi tregon se sa më i hershme zbulimi i këtij çrregullimi, më të mëdhaja janë dhe rezultatet e trajtimit.

“Skolioza me kalimin e kohës nëse bëjmë një grafik të riskut, që nga moment që diagnostikohet dhe ne studiojmë grafikun e riskut, do shikojmë që sa më shumë i afrohemi zonës së përfundimit të rritjes, që për femrat është pak më para se 18 vjec, aq mq i vogël është dhe ndikimi i procedurave që ne bëjmë. pra një zbulim i hershëm do të thotë që ti e ke kapur në një moment kur strukturat janë më elastike dhe më të ndikueshme nga procedura, kurse një zbulim i mëvonshëm, do të thotë që ti e ke kapur në kohën kur strukturat po i afrohen maturimit dhe natyrisht dhe procedurat janë më efektive”, tha Palushi.

Disa nga këshillat që mjekët japin ndaj fëmijëve janë, mbajtja e një qëndrimi sa më korrekt dhe të saktë në shkollë dhe shtëpi, mbajtja e çantës në mënyrë të ekuilibruar dhe shmangien e pajisjeve elektronike për shkak të pozicionit të papërshtatshëm, duke devijuar kështu shmangien e këtij çrregullimi./vizionplus.tv

Read Entire Article