Sot e premte, Beqaj paraqitet në SPAK

9 months ago 21

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Sot ai kishte detyrimin për t’u paraqitur për hetimet ndaj koncesionit të sterilizimit, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ka qëndruar për 45 minuta në ambientet e SPAK dhe pasi ka dalë ka folur shkurtimisht për mediat, duke bërë me dije se ka marrë hard diskun që iu sekuestrua në dhjetor.

“Sot ishte dita për detyrim për paraqitje. Po ashtu mora edhe hard diskun me të dhënat e lap top-it tim të sekuestuar në 28 dhjetor në shtëpinë time”, tha Beqaj.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjnë me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja.

Për këtë dosje, SPAK ka siguruar edhe përgjime ambientale dhe telefonike. SPAK po verifikon edhe pasurinë e ish-ministrit të Shëndetësisë./vizionplus.tv

Read Entire Article