Sot i dorëzohet detyra e re kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferit

7 months ago 20
Reklamë

Sot në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut do të ulet një shqiptar. Talat Xhaferi ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar në këtë shtet, i cili u votua dje në Kuvend me 65 vota pro për qeverinë teknike me një mandat 100 ditor.

Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.

Lexo edhe :

Related Posts

Politikani do të udhëheqë qeverinë teknike deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, dhe të shtatat presidenciale më 24 prill.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit pati reagime edhe nga Tirana zyrtare. Ministri i Jashtëm Igli Hasnai, kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë uruan kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut./vizionplus.tv

Read Entire Article