“SPAK bën shejtan-budallain”, Meta sulmon sërish Prokurorinë e Posaçme: Izoloi Berishën dhe rrëmbeu Belerin

4 months ago 21

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në konferencën organizative të partisë në Tiranë.

Ai ka sulmuar sërish SPAK-un, për të cilin ka thënë se nuk shikon provat e korrupsionit, me qëllim që mos të ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sipas tij SPAK ka izoluar politikisht Berishën dhe po shërben si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik.

“Në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane dhe rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet.

Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik”, tha Meta. /vizionplus.tv

Read Entire Article