SPAK dhe Prokuroria e Milanos “godasin” grupin kriminal, skema e mashtrimit që “zhvati” 1 mijë qytetarë

4 months ago 21

SPAK dhe Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë zbuluar një skemë mashtrimesh, që ‘zhvaste’ qytetarë të ndryshëm.

SPAK bën me dije se se bëhet fjalë për 35 qendra “call-center”, tre prej të cilave me lokacion në Shqipëri.

“Kontrollet në vend dhe ato informatike të urdhëruara nga Prokuroria e Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kishin të bënin me gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave”, thuhet në njoftim.

Të përfshirët në këtë skemë mashtrimi telefonin qytetarë të ndryshëm duke regjistruar dhe modifikuar më tej bisedat telefonike duke krijuar kontrata fiktive.

Në bazë të këtij mashtrimi qytetarëve iu kërkohej që të paguanin fatura energjie elektrike dhe gazi, duke i shantazhuar me kontrata të rreme.

SPAK bën me dije se nga kjo skemë janë mashtrues të paktën 1 mijë qytetarë të ndryshëm.

“Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar”.

Read Entire Article