Ndërtuesi fatmir bektashi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, për çështjen e ish- kompleksit Partizani.
Por vetë ai e mohoi vënien nën akuzë.
Lexo edhe :
Related Posts
Përgjatë muajve të fundit ai ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohej se kishte bashkëpunuar me dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit sportive Partizani.
Një ditë më parë, ish kryeministri Berisha u paraqit në SPAK, për herë të parë pas 8 muajsh në arrest shtëpie, ku ju komunikua zyrtarisht marrja si i pandehur për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u mor i pandehur por për dy akuza më të rënda, ajo e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim parash.
Dy prokurorët që e kanë vënë nën hetim Jamarbër Malltezin e akuzojnë atë se ka përfituar nga pozita e vjehrrit të tij për të ndëtuar 17 pallate mbi trojet e dikurshme të kompleksit sportiv./vizionplus.tv