Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim për korrupsion.
Afati i fundit i SPAK për dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti.
Mw pas organi i akuzës pritet tw dwrgojw çwshtjen në Gjykatën e Posaçme, për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.
Ndaj ish/zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër-arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar.
Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrsve lidhjen e kontratave koncensionare.
Ai akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit./vizionplus.tv