Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, ekspertët: Është shtuar prania edhe e peshkaqenëve agresivë

1 month ago 58

Vitet e fundit specie të veçanta  dhe të  rralla për ujërat shqiptare janë bërë tashmë pjesë e gjirit të Vlorës, madje duke krijuar edhe habitatet e tyre.

Specie të cilat mund të shiheshin rrallë dhe nuk kanë qenë pjesë e këtij gjiri janë peshku Kimera, breshkat e detit por edhe peshkaqenë.

Specialisti i peshkimit Sherif Dyrmishaj konfirmon se ky fenomen është prej pak vitesh prezent .

“Gjiri i Vlorës është i veçantë për shkak të rrymave detare. Kemi pasur foka, peshku luan, peshku helmues”, shpjegon ai.

Ndërsa referuar specieve grabitqare janë ndeshur edhe peshkaqenë të rrallë  deri edhe  agresive. Një situatë që sipas Dyrmishaj lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen e ujërave

“Është gjetur një peshkaqen në Pashaliman, ai shumë i rrallë dhe agresiv. Tjetra në një i vogël, është gjetur në gjirin e Vlorës ndërkohë që ai rri në ujëra të thella”, tha ai.

Speciet e rralla janë edhe  objekt studimi për specialistët ,kjo edhe për të parë  lëvizjet e tyre apo edhe mënyrën e zhvillimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article