Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës Skënder Durmishin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike.
Postimi i Plotë:
Një bisedë vëllazërore me Ambasadorin e Kosovës, z. Skënder Durmishi, mbi rëndësinë e Kosovës si prioritet kombëtar për Shqipërinë. Bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike. /vizionplus.tv